Ekipi i boksierëve të Kosovës nuk është lejuar për herë të tretë të hyjë në Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
Dje, ekipi i boksit u ndaluar dy herë në kufirin e Serbisë. Në herën e dytë, delegacioni i boksit tentoi të hynte pa simbole shtetërore por përsëri u ndaluan.
Kampionati botëror i boksit amator do të filloj sot por rrezikon që të anulohet. Shqipëria është tërhequr nga kampionati pasi Kosovës nuk po i lejohet hyrja.
Në lidhje me këtë, mbrëmë reagoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, ku dërgoi një ankesë tek MKRS e Serbisë që të lejoi të hynë sportistët kosovarë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.