×
  • Lajme
  • Lajme

    Stavileci godet Kurtin: Nuk e njeh shtetin e Kosovës, sikur Serbia e Rusia

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 23:07

    Blerand Stavileci, shef i Kabinetit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka sulmuar ashpër kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti i cili të dielën ka deklaruar se PDK e Lista Serbe kanë politika të përbashkëta.


    Stavileci ka thënë se nuk pret asgjë tjetër nga Kurti i cili njësoj sikur Serbi e Rusia nuk e njeh dhe e minon çdo ditë shtetin e Kosovës.

    Stavileci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje që thirren në shqiptari, nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat shqiptar për kryetar të Mitrovicës së veriut, duke kandiduar kështu me një të afërm të Adriana Hoxhiqit që e mbështetë Listën Serbe.

    Postimi i plotë i Stavilecit:

    Komunist, garo me shqiptar e jo me bashkëkombas të Hodzic-it të Listës Serbe!

    Në këtë Natë të Madhe, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur harmonia dhe pajtimi duhet të mbisundojë kudo, Albin Kurti prej Vlad-imirit, duke mos njohur komb, fe e atdhe lajmërohet nga humnera e tij politike.

    Ai mbetet një dhe vetëm një: mohues i Kosovës shtet, sharësi më i madh i shtetit tonë krahas Beogradit e Moskës, preferuesi i sllaveve ose të huajave, sepse femrat shqiptare për të s’janë të denja për martesë e familje, godet për vota prapë shqiptarët, Mitrovicën dhe Kosovën.

    Këtë e bën vetëm Albin Kurti, mohuesi e kundërshtari i shtetit të Kosovës si Beogradi e Moska, organizuesi i orgjive shfrenuese, shizofreni dhe mohuesi i vetëm i Kosovës shtet.

    Don kinse ta fitojë Mitrovicën me joshqiptar në emër të shqiptarisë, me bashkëkombasin e Adriana Hoxhiqit të Listës Serbe.

    Qytetarë të Mitrovicës, jo pseudopatriotëve, jo komunistëve, jo të pamoralshmive, jo demagogëve, jo nihilistëve, pa komb dhe pa identitet. Mitrovica vetëm për shqiptarët e assesi për marionetat Vlad-imirase.

    /Reporteri.net/.

    Kurti thotë se PDK dhe Lista Serbe punojnë në ndarjen e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!