×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave, cak Departamenti i Tatimeve, flet Ministri në detyrë

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 16:39

    Ministria e Financave është një nga ministritë më të rëndësishme në vend pasi menaxhon me paratë e buxhetit të Kosovës. E pikërisht në njërin nga dikasteret e kësaj mistrie, sot pati një sulm kibernetik, shkruan Reporteri.net.


    Sulm kibernetik pati pikërisht në Departamentin e Tatimeve në kuadër të Ministrisë së Financave.

    Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë shkurt se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

    Sipas të njëjtit ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

    “Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai për lajmi.net.

    Kujtojmë që kanë kaluar pak ditë që nga dita kur Hykmete Bajrami dhe dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Financave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!