Pesë persona janë shoqëruar në polici pasi të njëjtit kanë sulmuar dy persona të tjerë në Podujevë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
“Janë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.