×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi ndaj Kuvendit, Haxhiu kërkon që Prokuroria të tërhiqet nga aktakuza për aktivistët e VV-së

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 9:26

    Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për media me rastin e fillimit të seancës gjyqësore për aktivistët e VV-së, të cilët akuzohen për sulmin ndaj Kuvendit që kishte ndodhur më 4 gusht 2016.


    Haxhiu tha se Prokuroria do të duhej të tërhiqej nga kjo aktakuzë, të cilën e ka quajtur politike dhe me tendenca të këqija ndaj aktivistëve të VV-së, shkruan Reporteri.

    “Ende aktivistë e VV-së përballen me gjykime të padrejta e gjykime politike. Prokuroria do të duhej që të tërhiqej pas asaj aktakuze. Ju e dini që Gjykata e Shkallës së Parë i ka dënuar aktivistët e VV-së, por pastaj Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim duke theksuar shkelje të shumta procedurale e përmbajtjesorë të cilat në fakt vërtetojnë që aktivistët e VV-së nuk kanë fare të bëjnë me sulmin ndaj Kuvendit.

    Sot jemi këtu për të ju dhënë mbështetje aktivistëve që po përballen me këtë sistem brutal dhe natyrisht kërkojmë drejtësi edhe për Astritin por edhe të tërhiqen nga kjo aktakuzë me tendenca politike dhe të këqija ndaj aktivistëve të VV-së”, ka thënë Haxhiu. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!