×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen dhe kërcënohen me armë organizatorët e peticionit për mbrojtjen e lumenjve

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 15:35

    Sot vullnetaret e peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve janë sulmuar dhe kërcënuar me armë të ftohta në qytetin e Prizrenit.


    Organizata “Ec Ma Ndryshe” që ka organizuar këtë peticion thotë se personi që ka demoluar shtandin e peticionit me shkop bejsbolli dhe ka kërcënuar dy vullnetaret duke fotografuar fytyrat e tyre, dhe duke vazhduar pastaj kërcënimin me anë të thikës, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj këtij sulmi ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

    Ajo thotë se është i papranueshëm sulmi mbi vullnetarë të cilët po mbledhin nënshkrime për peticionin për mbrojtjen e lumenjve.

    “Lumenjtë e vendit tonë nuk janë prona private të disa të individëve të caktuar, oligarkëve e as të ministrave e ish-ministrave. Askush nuk mund dhe nuk do të lejohet t’i përdor lumenjtë dhe të mirat tona të përbashkëta si prona të tyre private për përfitime personale. Të gjithë ata që keqpërdorin tanzicionin qeverisës do të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Më tej Pacolli shkruar se Qeveria “Kurti” në të gjitha rastet e dëmtimit, abuzimit, tejkalimit të autorizimit do të ndal të gjitha ndërtimet e minihidrocentraleve private.

    “Mbrojtja e lumenjëve do të jetë prioritet i qeverisë Kurti”. ka shkruar ajo.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!