×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet autobusi me skijatorë kosovarë në Mal të Zi, policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 23:54

    Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me turistë-skiatorë kosovarë të kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi.


    Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

    Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.

    Ai ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që shkojnë atje për skijim.

    “Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!