×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja refuzon kërkesën e Suzana Zogianit për mbrojtje të ligjshmërisë

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 11:57

    Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojëses së të dënuarës, Suzana Zogiani, me anë të së cilës është kërkuar anulimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes në rigjykim.


    “Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtëses së të dënuarës Suzana Zogiani, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda PKR.nr.37/2019 datë 17 dhjetor 2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.133/2020 datë 3.07.2020, për veprën penale të vrasjes së rëndë. E akuzuara S.Z.-S. është shpall fajtore për veprën penale vrasje e rëndë, për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) viteve, në të cilin i është llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim prej 5.10.2018 e tutje.”, thuhet në komunikatën për medie të Gjykatës Supreme, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Suzana Zogiani-Sekiraqa, më 21 shtator 2018, në qytetin Dole të Francës, i ka dhënë fund dhunës dhe keqtrajtimit nga bashkëshorti Artan Sekiraqa, duke e goditur atë 11 herë me sëpatë në qafë.

    Ajo thotë se vrasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë të ndjerin teksa abuzonte me djalin e tyre.

    Zogiani-Sekiraqa aktualisht po vuan dëminin prej 25 vitesh burg.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!