Ish-Kryetari i Partisë ORA, Veton Surroi ka dalë në përkrahje të Albin Kurtit dhe Qeverisë së shkarkuar që pranoi një donacion nga Serbia prej 1 mijë testesh për koronavirus.
Surroi, i cili prej kohësh përkrah veprimet e Kurtit, ka thënë se në këtë kohë s’bën të investohet me konflikte politike me Serbinë pasi ka ‘mejdane tjera’ për të vazhduar konfrontimin me shtetin që vrau më shumë se 12 mijë shqiptarë, dhunoi mbi 20 mijë gra e burra dhe deportoi mbi një milion banorë nga Kosova.
“Një mijë teste të ardhur nga Serbia janë një mijë teste të ardhur për të testuar të infektuarit nga koronavirusi , real apo potencial. Mejdane për konfrontime politike me Serbinë ka ende boll e tepër. Nuk ka nevojë të futet shëndeti i qytetarëve të Kosovës në to. E as ka nevojë për të shtuar helm në jetën tonë politike. Ka boll e tepër”, ka shkruar Surroi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.