×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla flet për pasurinë e tij milionëshe, e përsëritë parullën “me hajna nuk ka shtet”

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 22:53

    Janë aktuale parullat që ne i kemi bërë dukë thënë “Me hajna nuk ka shtet”. Kështu thotë U.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.


    I pyetur se kush janë hajnat, ai thotë se janë këta që janë bërë milionera e miliardera në kurriz të vendit, dhe kanë pretenduar që të udhëheqin.

    “Figurat publike njihen shumë mirë, e dimë shumë mirë se kush sa ka qenë i pasur dhe sa është tash”, thotë ai.

    Më tutje Svecla thotë se pasuria e tij nuk vjen nga dallaveret, por nga trashëgimia.

    “Pasuria ime nuk vjen nga dallaveret, por nga trashëgimia. Kanë publikuar pasurinë e familjes sime, e cila është trashëgimi. Nuk do të bëhem ai që nuk jam, për shkak se dikujt mund ti pëlqej apo mund ti pengoj.

    Kjo pasuri nuk vjen nga dallaveret, por është trashëgimi shumë e gjatë”, thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!