×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla i bën thirrje mërgatës të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 9:51

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për votim.

    Përmes një postimi, ministri ka bashkëngjitur edhe një link për të treguar mënyrën e votimit në diasporë, që për herë të parë do të mbahen në ambasadat dhe misionet nëpër botë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, mërgata jonë do të votojë në ambasadat dhe misionet e Republikës së Kosovës anekënd botës. Të dashur bashkatdhetarë, Tashmë është hapur afati për regjistrim për votim. Për t’u siguruar që do të realizoni me sukses të drejtën tuaj të votimit, ju ftoj të regjistroheni në linkun në vijim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    KQZ të enjten ka hapur procesin e regjistrimit të bashkatdhetarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e shtetit, si dhe përmes postës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!