×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Sveçla nis procedurat për ndërtimin e një verande për nevoja të Ministrisë, shpallet tenderi

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 12:55

    Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Ministri në detyrë Xhelal Sveçla, po planifikon të ndërtojë një verandë në oborr për nevoja të saj. Tenderi veçse është shpallur tashmë, e vlera e parashikuar e kontratës është 4 mijë e 571 euro, shkruan Reporteri.net.

    Afati për ndërtimin e kësaj kontrate është 30 ditë nga dhënie e kontratës.

    “Lokacion i planifikuar për ndërtim është në kuadër të komunës së Prishtinës. Qasja kryesore në objekt bëhet përmes rrugës kryesore gjegjësisht, korridorit/rrugës lidhëse. Objekti eshte me etazhitet B+P+3 dhe parteri i gjithë lokacioni – punimet zhvillohen ne oborr”, thuhet në dosje.

    Takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet më 24 qershor, në orën 14:00.

    Në dosje janë renditur edhe specifikimet teknik të detyrueshme dhe kushtet për ndërtimin e objektit.

    “Tenderi duhet të dorëzohet në formë elektronike në E platformë http e-prokurimi.rks-gov.net”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!