×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla nuk merr përgjegjësi për vdekjen e Agon Musliut, thotë se fajtor është dikush tjetër

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 22:15

    Xhelal Sveçla, Ushtrues detyrë në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, tha se ministria të cilën ai e udhëheq nuk ka përgjegjësi, por se për mënyrën sesi ka ardhur deri te vdekja e Agon Musliut në karantinë, dikush është fajtorë.


    I pyetur nëse ai mbante përgjegjësi, “Absolutisht jo, është e-maili që ka ardhur nga autoritetet e Gjilanit në Qendrën Operative të ministrisë së Punëve të Brendshme”.

    “Ky rast nuk ka pasur asgjë të bëjë me ministrinë e Punëve të Brendshme, përgjegjës për atë karantinë është zëvendësi i Ministrisë së Shëndetësisë që vie nga radhët e LDK-së”, u shpreh Sveçla.

    Ai, më tutje tha se alarmet për gjendjen e Agon Musliut, në Qendrën Operative të ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ardhur 13 minuta para se i ndjeri të hidhet nga kati i pestë i konvikteve.

    “Alarmet që janë dhënë për shembull në Qendrën Operative në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ardhur 13 minuta para se i ndjeri të hidhej nga kati i pestë i konvikteve. Për sa i takon ministrisë së Punëve të Brendshme, ekziston e-maili që autoritetet e Gjilanit i kanë dërguar ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai në Rubikon.

    Sveçla gjithashtu tha se ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që rasti tragjik të hetohet e të zbardhet sa më shpejtë.

    “Unë e kam idenë se çfarë ka ndodhur, unë kam kërkuar nga policia e Kosovës që të vë të gjitha kapacitetet e saj për hetime, kam kërkuar nga Prokuroria që ta vë në prioritet zbardhjen e rastit”, deklaroi Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!