×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Sa i përket ikjes së mjekëve, asnjëra parti nuk e ka seriozisht këtë çështje

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 9:12

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se sa i përket ikjes së mjekëve nga Kosova asnjë parti politike nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje, andaj kjo problematikë mund të mos jetë në fokus as të ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë.


    Ikja e mjekëve nga Kosova, kushtet jo të mira në të cilat ata punojnë e mungesa e edukimit të vazhdueshëm janë disa nga problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia vit pas viti.

    Edhe me ardhjen e qeverisë “Kurti” është vlerësuar se këto probleme nuk do të merren seriozisht.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se sa i përket ikjes së mjekëve nga Kosova asnjë parti politike nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!