×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Serbia kurrë nuk ka qenë më e pushtetshme në Kosovë, sa gjatë qeverisë Kurti

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 11:53

    Deputeti nga radhët e AAK’së, Gazmend Syla ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, Serbia asnjëherë nuk ka qenë më e pushtetshme në vendin tonë se për këta tre muaj të Qeverisë Kurti.


    Përmes një postimi në Facebook, Syla thotë se falë qeverisë Kurti, Serbia e ka ngritur dukshëm imazhin e saj në botë.

    “- U nxit urrejtje ndërshqiptare deri në thirrje për vëllavrasje. Shumë aktivistë të VV-së tënde e deri në kryetar komune, u intervistuan nga policia për këtë shkak. Fal jush, klima politike në vend, kurrë nuk ka qenë më e acaruar.

    – U fye Lufta Çlirimtare dhe UÇK-ja, Dëshmorët dhe Martirët, në mënyrë të paparë këto dy dekada.

    – Raporti me SHBA e shtetet mike nuk mbahet mend të ketë qenë në pikë më të ulët”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!