Vetë fakti që Aleksandar Vuçiç i kërkon KFOR-it dërgimin e trupave sipas Rezolutës 12/44 do të thotë se ai e njeh në mënyrë implicite pavarësinë e Kosovës, ka thënë ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, përmes një cicërime të shkruar në Twitter, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Pasi që ai qëllimisht është i pasaktë në deklaratat e tij, qytetarët duhet ta dinë se nëse [Aleksandar] Vuçiç i kërkon KFOR-it të dërgojë personel sigurie në linjat administrative (!), ai rrjedhimisht në mënyrë implicite pranonë pavarësinë e Kosovës, sepse sipas Rezolutës 12/44, kjo do të thotë t’i dërgosh ata në Pika Kufitare (!)”, ka shkruar Tadiç.
Budući da je namerno neprecizan u svojim izjavama, građani moraju znati da ako Vučić traži od KFORa slanje našeg bezbednosnog osoblja na administrativne prelaze (!),on time implicitno priznaje nezavisnost Kosova,jer po rezoluciji 1244 to bi značilo slanje na GRANIČNE (!) prelaze.
— Boris Tadić (@BorisTadic58) December 16, 2022
Mëngjesin e së enjtes ushtria serbe i ka dorëzuar kërkesën zyrtare të qeverisë serbe forcës së KFOR-it në Kosovë për lejimin e kthimit të rreth njëmijë forcave policore dhe ushtarake serbe.d
Ndërkaq KFOR ka konfirmuar se kanë pranuar një kërkesë të tillë dhe se janë “duke e shqyrtuar”.
Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar është shprehur se ShBA “e kundërshton kategorikisht”.d
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se është “krejtësisht e papranueshme” një sugjerim i tillë për gjoja rikthimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës./Reporteri.net/