Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se data e zgjedhjeve, 9 shkurti do të jetë “tmerruese”, për Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se për Vetëvendosjen 9 shkurti do të jetë tërmet zgjedhor.
“Më 9 shkurt populli do të deklarohet, jam i bindur që rezultati zgjedhor do të jetë tmerrues për Lëvizjen Vetëvendosje, njerëzit sot nuk duan të deklarohen, por 9 shkurti do të jetë tërmeti zgjedhor, e them me përgjegjësinë më të madhe, jo për opozitën por për Vetëvendosjen,” tha Tahiri.
Teksa shtoi se Qeveria Kurti, do mbahet mend në histori si dikastere që nuk kanë bërë asgjë.
“Këshilli drejtues i LVV që u mbajt për 2 ditë ishte ushtrim i shfajësimit të ministrave të këtij kabineti, ishte ushtrim pas 3 vite e gjysmë i ballafaqimit me njerëz që me të vertetë e kanë bërë votën se është ai Këshill drejtues që janë aktivistë të vërtetë të VV-së që dalin në teren kërkojnë votën, besimin e argumentet, ndërsa ata që kanë krijuar beneficione nga vota popullore është ky kabinet qeveritar që nuk ka bërë asgjë, e them me përgjegjësi të plotë që do mbahen mend në histori si dikastere,” shtoi Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.