Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se sot në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e saj do të duhej të kishin përgjigje për pagesën e orëve shtesë, pagesën e rrezikshmërisë, rritjen e vlerës së koeficientit të pagave, ligjin për sigurimet shëndetësore dhe pensionimin e parakohshëm.
Ai duke uruar policët tha se për 25 vite, Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetformimit, gardiane e pavarësisë, sigurisë njerëzore dhe mbrojtëse e vlerave shtetërore, shkruan gazeta online Reporteri.net.
” Sot, duhet të kishte përgjigje konkrete për 5 pika: Pagesën e orëve shtesë; pagesën e rrezikshmërisë; rritjen e vlerës së koeficientit të pagave; ligjin për Sigurimet Shëndetësore dhe për Sigurimin Jetësor dhe pensionimin e parakohshëm. Këto janë brengat e secilit polic, sot.”, ka shkruar Tahiri.