×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri jep detaje për 5 rastet e reja në Vushtrri: Janë brenda një familje

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 23:16

    Sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, e nga këto 5 vijnë nga Vushtrria.


    Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri thotë se të gjitha janë brenda të njëjtës familje, pra janë raste kontakti.

    Ai ka shkruar në Facebook se 16 punëtor shëndetësor që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.

    Postimi i Tahirit:

    Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

    Sot janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19 në Vushtrri nga 10 testet e kryera. Të gjitha janë brenda të njejtës familje, pra janë raste kontakti.

    Po ashtu 16 punëtorë shëndetësorë që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.

    Të gjitha kontaktet e njohura deri më tani me vendim të inspektorit sanitar të Komunës në bashkëpunim me IKSHPK janë urdhëruar në vet izolim dhe po përcillen nga Policia e Kosovës.
    Për masa të tjera në këtë fazë nuk ka nevojë sepse situata është nën kontrollë dhe e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal.
    Ju lutemi të jemi të kujdeshëm, të mbajmë distancën e të zbatojmë masat e rekomanduara sepse siç dëshmojnë rastet e fundit në Vushtrri, virusi mund të vie nga burime që nuk i pret fare.

    https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1369975976532945?__xts__%5B0%5D=68.ARBQp5gtjy9n5z0Q7kbMs7L7BdIECD-m1aB8a5X3mRKCJUFpQGhTtKv8e-BpXkhpbTjY_H59Jne5TNaTr3LQ-ye4PQl4MR7S0ITMmLVPhxHrLRLVNwz0rogzoCo0U4O_YFhgiIPXgJBz1FILJdn-hA0GDYwpPr6nMcZdqTm6BPKSMwImBJWEbOTol0mu1WuE7HgDwtPDbPLgX7kSo4d03_BKXNPieOnpNCudeJgL5QDqjIvbAbG3SwhishpQuLSK84eH9WI5HO3RqDr_BodmapHfKRJqztiuDp2eD7usrss7QfKXJiZnasPNIxORE-NjSJKRK5Gr0utREWpLoni5qSTw58wveyqTOF6rvC8n0yOmqgY0ViM&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!