×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Nëse Kurti e do Kosovën më shumë se veten ta çojë emrin e mandatarit ose të tërhiqet

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 9:17

    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ai thënë se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, i ka dy mundësi, ta çojë emrin e mandatarit ose të tërhiqet.


    “Nëse Kurti e don këtë vend më shumë se veten e vet, ai ose duhet me cu emrin e mandatarit ose me u tërhjek”, është shprehur Tahiri.

    Tutje, ai përmendi edhe njëherë gatishmërinë e partisë së tij për t’u futur në qeveri me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën.

    “Ne dimë që në këshillin e LDK’së ka një votim pro koalicionit LDK, AAK, Nisma”, thotë Tahiri.

    “Ne kemi thënë se jemi të gatshëm për qeverisje”, shtoi Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!