Zëvendëskryeministrat, Besnik Tahiri dhe Albulena Balaj Halimaj, sot patën një takim me ministrin e Shëndetësisë, të Infrastrukturës, të Ekonomisë dhe Ambientit si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim janë diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se po bëhen hapa për kthim në normalitet me ç’rast do vazhdohet tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Gjatë mëngjesit të sotëm, së bashku me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj Halimaj patëm takim konsulutes me Ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë. Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157134483221611
/Reporteri.net/