Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se është vendosur në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës të mbahet të enjten në ora 10:00.
Në mbledhjen e Kryesisë është vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten në ora 10:00 dhe një ndër temat që u diskutua ishte edhe shpallja e konkursit për pesë anëtarët e Këshillit Civil dhe e kundërshtova sepse ne e kemi marr një kërkesë nga Gjykata Kushtetuese”.
Tutje, Tahiri në konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë tha se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë qasje shtet formuese dhe llogaridhënëse ndaj Kuvendit.
“Kryeministri i Kurtit ka bërë gabimin më të madh ai është zotua që të ketë raportim në Kuvend dhe këtë nuk e ka bërë, ai ka qenë më shumë se 10 ditë në pushime apo ku ka qenë nuk e di, ajo që duhet bërë është që Kurti të ketë qasje shtet formuese dhe llogaridhënëse ndaj Kuvendit”.“Nuk do të ketë sukses në dialog pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së”, tha Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.