×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj kryeministrit

    Tahiri: S’ndodhë dorëheqja e Kurtit, edhe zvarrë me e tërheq ai nuk heq dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi

    Reporteri
    02 Qershor 2024 | 14:20

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministrit Kurti nuk jep dorëheqje sepse nuk mund të hjekë dorë nga privilegjet e nga xhipat e zi.

    Tahiri ka thënë se për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duhet të ndodh dorëheqja e Kurtit.

    Postimi i plotë:

    Tash kur po dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i ‘urrente’.

    Në këto muaj, opozita duhet të përbashkohet ndërsa ne si Aleancë kemi për të punuar e pyetur qytetarët e Kosovës:

    – A jeni duke jetuar më mirë se para tri viteve?
    – Çka ka ndryshuar në jetën tuaj në sektorin e shëndetësisë, a e keni Ligjin e Sigurimit Shëndetësor?
    – Çka ka ndryshuar në sektorin e arsimit?
    – Çka ka ndryshuar te policët e Kosovës, te shërbyesit civilë?
    – Çka ka ndryshuar në ekonomi?
    – A e keni jetën më të mirë apo është vështirësuar për shkak të pagës së ulët dhe çmimeve të larta?
    – Jeta juaj a është bërë më e sigurt apo e pasigurt për shkak të eksperimentimit të qeverisë në aspektin e sigurisë?
    – Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në dhe Unionin Evropian a janë më të mira se para tri viteve?
    – Çka u thotë qytetarëve të Podujevës për rrugën, të cilët bëjnë dy orë rrugë derisa të shkojnë nga Prishtina në Podujevë?
    – Çka u thotë qytetarëve të Gjakovës, të Gjilanit, të Mitrovicës?

    Suksesin kryesor të opozitës në muajt në vijim e shoh atëherë kur ajo e detyron qeverinë të përgjigjet në këto pyetje dhe nuk merret me njëri tjetrin.

    Ne si parti do të shtrojmë pyetje e do ti ofrojmë alternativat. Aleanca i ka alternativat, do ti shihni e do ti debatojmë tani e tutje!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!