×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Te enjten në Kuvend do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Berishaj

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 16:12
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës do të kërkojnë shkarkimin urgjent të ambasadorit, Martin Berishaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Tahiri thotë se qëndrimi i mëtutjeshëm i tij në pozitën e ambasadorit është i papranueshëm.

    Tutje ai shkruan se një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk i përfaqëson qytetarët e Kosovës.

    “Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, ka shkruar Tahiri.

    Një hulumtim i Gazetës Online Reporteri.net i publikuar në maj të vitit të kaluar kishte zbuluar afër 2 milionë Euro të hyra në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.

    Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!