Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se të mërkurën është takuar me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
Abdixhiku e përshkroi takimin si “shumë miqësor”, pa dhënë detaje të tjera rreth temave të diskutimit.
“Takim shumë miqësor me Limajn”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, edhe Fatmir Limaj ka folur për takimin, duke konfirmuar dhe paralajmëruar se në të ardhmen pritet të ketë takime të tjera mes tij dhe liderit të LDK-së.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.