×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Kosovë

    Takimi me Bislimin, ndihmëssekretari i OKB-së: Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 17:19

     Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenca, ka shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

    Jenca ka thënë se kanë biseduar për dialogun  në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë.

    Ai ka thënë se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

    “Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilin OKB-ja e mbështet. Theksoj rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai.

    Ndërkaq, Bislimi gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se e ka njoftuar ndihmësekretarin Jenca mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, duke rikujtuar se, fqinji ynë verior ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit. /Reporteri.net/

    Bislimi e njofton ndihmëssekretarin e OKB-së për veprimet destruktive të Serbisë: Avionët luftarakë serbë fluturojnë përreth kufirit me Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!