×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi virtual Hoti-Vuçiq, pritet të nisë në ora 10:00

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 8:04

    Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), e ka publikuar agjendën e plotë të takimit që pritet të mbahet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

    “Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

    Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton kp.

    “Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

    “Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!