Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë se është shumë brengosëse heshtja e OJQ-ve dhe e Avokatit të Popullit për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në karantinën në qendrën e studentëve.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se OJQ-të dhe personalitete të ndryshme reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenve endacakë, përderisa organizoheshin edhe peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin.
Deklarata e plotë e Ismail Tashollit:
Heshtja e organizatave joqeveritare, dhe sidomos e Avokatit të Popullit, për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, i cili ndodhej i karantinuar në Qendrën e Studentëve, është shumë brengosëse.
Përderisa ato reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenve endacakë, përderisa organizoheshin peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin. Edhe pse është humbur një jetë e një të riu dhe duhet të kërkohet përgjegjësi shtetërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.