×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Të arrihet marrëveshje gjithpërfshirëse pa asnjë vonesë, BE i drejtohet Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 14:41
    Bashkimi Evropian, Bruksel

    Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian ka shprehur pritshmëritë që Kosova dhe Serbia të angazhohen në tryezën e dialogut të lehtësuar nga BE, shkruan gazeta online Reporteri.net

    “Të angazhohen me mirëbesim, frymë të kompromisit, në mënyrë që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në pajtim me marrëveshjet e arritura me BE-në, pa asnjë vonesë”.

    Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitet rajonal, kërkoi BE.

    “Kjo është aq kyçe”, u theksua nga Këshilli, “që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparime në rrugët evropiane të tyre”.

    Këshilli gjithashtu ritheksoi “pritshmëritë tona të fuqishme” që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen nga palëta, ku nënkuptohet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Palët inkurajohen të vetëpërmbahen nga çfarëdo “veprimi të njëanshëm dhe provokues” e cila nuk i ndihmon atmosferës pozitive në dialog.

    “Këshilli i BE-së ua rikujton palëve përgjegjësinë për të garantuar paqen dhe stabilitetin”.

    Në konkluzionet për vendet e Ballkanit Perëndimor në rastin e Serbisë shprehet “shqetësimi i thellë” edhe për prapambetjen e Serbisë në harmonizimin me politikën e jashtme evropiane.

    “Këshilli (BE) shpreh keqardhje të thellë për zmbrapsjen e Serbisë në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht mospërputhjen e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe veprimet e saj të politikës së jashtme në kudndërshtim me qasjen e përbashkët të BE-së”, thuhet në konkluzionet e miratuara.

    Këshilli i BE-së konfirmon se ata kanë marrë parasysh mbështetjen e Serbisë për rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të miratuara në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si dhe hapat e tjerë përkatës.

    Me konkluzionet e miratuara, BE-ja mirëpret faktin që Qeveria e re e Serbisë e ka afirmuar integrimin në BE si synim strategjik, por nënvizon se nevojiten masa konkrete për të dëshmuar përkushtimin.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!