Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të burgosurit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme.
Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në kuadër të Njësisë Ekonomike, të burgosurit e qendrave korrektuese kanë mbjellë hapësira bujqësore me domate, patate, fasule, lakra dhe tranguj.
E gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e qendrave korrektuese dhe po udhëhiqet nga stafi i qendrave, ndërsa në aspektin profesional është duke u mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.
Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg.
SHKK përmes Njësisë Ekonomike dhe aktiviteteve të saj, synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, në uljen e shpenzimeve ekonomike, e po ashtu edhe në rritjen e kualitetit dhe cilësisë së ushqimit.
Tashmë ka filluar furnizimi me tranguj i kuzhinave të të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, ndërsa shumë shpejt do filloi furnizimi edhe me produktet tjera, siç janë domatet, patat, speca, fasule, lakra, etj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.