×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të dytë ishin mirë”, djali i Hysni Gucatit ishte në Hagë, tregon se çfarë thanë krerët e OVL-së pas aktgjykimit

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 17:35

    Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po shpresojnë që Gjykata e Apelit në Hagë të marrë tjetër vendim ndaj tyre.

    Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit tha se i takoi të dytë pas shpalljes së aktgjykimit dhe se ata “ishin mirë”.

    “Pata mundësinë t’i takojë të dytë në qendrën e paraburgimit më parë. Të dytë ishin mirë, më thanë se e kishin pritur një vendim të tillë dhe po shpresojnë që në shkallën e Apelit të zvogëlohet dënimi ose të kthehet prapa ky vendim, apo të përmbyset”, tha ai në një lidhje direkte në T7.

    Djalit të Gucatit i ka penguar më së shumti një fjali e shqiptuar nga kryetari i trupit gjykues gjatë shpalljes së aktgjykimit: “Në emër të popullit të Kosovës…”.

    “Mendoj që kjo ka qenë më e vështira”, tha ai. “T’i dënosh njerëzit më meritor për lirinë në emër të popullit… kjo ka qenë pjesa më e vështirë”.

    Musli Gucati, i cili ishte i pranishëm kur u shpall aktgjykimi, tha se Gucati e Haradinaj ishin “me disponim të njëjtë si para si pas vendimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!