×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjitha viktimat e koronavirusit në Kosovë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 10:19

    Që nga 13 marsi kur janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me rastet e mbrëmshme ka arritur në 480. Deri tani, 84 prej të infektuarve janë shëruar plotësisht, derisa 12 pacientë kanë vdekur. Komuna me më së shumti raste është Ferizaj, pasuar nga Malisheva dhe Prishtina.


    Deri më sot  IKSHPK njofton se janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve.

    Të gjitha viktimat e Covid-19 në Kosovë, nga rasti i parë e deri më sot kishin pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Një 85-vjeçar nga Dumnica ishte viktima e parë e shënuar nga koronavirusi në Kosovë, gjersa u raportua se ai kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore.

    Sëmundjet tjera shoqëruese që kishin pasur ata që ndërruan jetë nga koronavirusi në Kosovë është ajo e diabetit.

    Një 59 vjeçar nga Prishtina, kishte ndërruar jetë 10 ditë më parë pasi përpos koronavirusit luftonte edhe me sëmundjen e diabetit.

    Gjithashtu, pacientja tjetër një 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit, ndërroi jetë në po të njëjtën ditë po ashtu vuante edhe nga sëmundja e diabetit.

    Dy vdekje brenda ditës u shënuan edhe gjatë së mërkurës kur  ndërroi jetë një 71-vjeçare nga Komuna e Vushtrrisë e infektuar me koronavirus, e cila po ashtu kishte pasur komplikime të tjera shëndetësore.

    Viktima e 12 në Kosovë u shënua gjatë së enjtes. 70 vjeçari nga Ferizaji ndërroi jetë pasi po ashtu kishte komplikime të tjera shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!