×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë në Berlin, Shpend Ahmeti takon një zyrtar të lartë në Amerikë

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 21:04

    Bashkëkryesuesi i bisedimeve me Serbinë, Shpend Ahmeti ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Siç ka njoftuar ai nëpërmes një shënimi në profilin e tij në Facebook, gjatë kësaj vizite e ka takuar zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Palmer.

    “Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme”, ka shkruar Ahmeti.

    Limaj e Ahmeti ‘hidhërohen’ që Thaçi e Haradinaj nuk i morën në Berlin

    Në vazhdim e gjeni njoftimin e plotë:

    Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë që në Departamentin e Shtett ta takoj Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Mathew Palmer, dhe në Shtëpinë e Bardhë, Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë z. John Erath.

    Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!