×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë nga java e ardhshme do të hyjnë në grevë

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 16:14

    Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot me datë ka marrë vendim që të enjten të mbajë grevë të përgjithshme një ditore, tetë orëshe.

    Deri atëherë, Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sfeçla dhe ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

    “Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022. FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet nga FSSHK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!