×
  • Lajme
  • Lajme

    Të moshuarit nuk mund të vaksinohen pa u regjistruar online

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 15:47

    Nga dita e sotme në Kosovë ka nisur imunizimi i profesionistëve shëndetësorë me vaksinën anti-COVID, AstraZenenca.


    Përveç stafit mjekësor me këtë vaksinë pritet të vaksinohen edhe të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike. E me të marr informacionin se kanë arritur vaksinat anti-COVID në Kosovë të moshuar të shumtë ia kishin mësyrë sallën 1 Tetori aty ku po bëhen imunizimi.

    Por ata u kthyen mbrapa nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët u shpërndan atyre një dokument duke u thënë të moshuarve se ata fillimisht duhet të regjistrohen dhe të presin për konfirmim se kur mund ta marrin vaksinën.

    Adresa për regjistrim është www.ekosova.rks-gov.net.

    Tashmë është aktivizuar faqja “eKosova” në të cilën mund të bëhet regjistrimi i personave mbi 80-vjeç për imunizim me vaksinën e “AstraZenecës”, në kuadër të valës së parë të vaksinimit për imunizim kundër koronavirusit.

    Musli Zeneli nga Prishtina i cili erdhi në sallën 1 Tetori së bashku me bashkëshorten e tij tha se nuk beson që do të vaksinohet marr parasysh këto procedurat online.

    “Erdhëm për vaksina por po thonë për të shkuar përmes internetit me i shkrujt emrin dhe mbiemrin dhe pastaj këta të lajmërojnë. Nuk besoj hiq se do të vaksinohem se krejt përmes internetit po shkon kjo far pune, hiq nuk e di”, u shpreh ai.

    Edhe 80 vjeçari, Shaqir Raçi erdhi në sallën 1 Tetori për të parë mundësinë se a do mund të vaksinohet. Por edhe ai mori përgjigjen e njëjtë ashtu si gjithë të moshuarit të tjerë, të regjistrohet përmes platformës online.

    Raçi i cili deklaroi për KosovaPress se nuk e ka kaluar COVID-19, shpreson se fal vaksinës do ta kalojë këtë rrezik.

    “Më thanë me aplikua përmes këtij dokumenti për shiku më thanë përmes telefonit të tregojnë ata….80 vjeçar jam…Nuk e kam fare virusin. E kam dokumentacionin…Me u vaksinua me kohë besoj e shtyjmë edhe ndonjë ditë“, u shpreh ai.

    Por krahas këtyre të moshuarve që nuk u lejuan as të hyjnë në qendrën e vaksinimit në Prishtinë ku tashmë po ndodh vaksinimi, mjekë e infermierë të shumtë tashmë e kanë marr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

    Laboranti i Qendrës së Mjekësisë Familjare 1 në Prishtinë, Ramë Maliqi vetëm 20 minuta pasi e mori vaksinën kundër koronavirusit deklaroi se po ndihet shumë mirë.

    “Unë jam shumë mirë para 20 minutave veç e kryem procesin e vaksinimit as që e kam ditur kur e kam marr, dhe tash asnjë simptom nuk kam, jam si është më së miri…Dozën tjetër na e kanë dhënë informacionin e kemi këtu datën e shënuar nuk e kam lexuar ende mund të ndodh që na lajmërojnë sepse unë jam edhe punëtorë shëndetësor. Unë me dëshirën më të madhe e kam marr, për momentin nuk ka se si qysh më mirë I apeloj të gjithë që ta marrin me dëshirë“, tha Maliqi.

    Shyqyri Valli nga Shtimja kishte marr rrugën sot drejt Prishtinës për t’u vaksinuar. Valli i cili është shofer i autoambulancës në QKMF-në e kësaj komune thotë se tashmë pasi që mori vaksinën po ndihet mirë nuk ka ndonjë shqetësim, madje apeloi që të vaksinohen të gjithë qytetarët.

    “Kjo vaksinë duhet me u përdorë në gjithë popullatën është e mirëseardhur edhe për popullin e Kosovës si në gjithë botën…Unë e ndjej vetën shumë mirë ku kam shpresa se do ndihemi gjithë populli mirë, dhe iu bëjë thirrje gjithë popullit që të vaksinohen se kjo është një ndihmë për ne shumë e madhe për ta larguar rrezikshmërinë e COVID-19….Neve na treguan pas 6 javëve kështu që jemi ne të gatshëm prapë të vijmë të vaksinohemi dhe të mbrohemi nga COVID-19”, u shpreh ai.

    Imunizimi i profesionistëve shëndetësorë me vaksinën AstraZeneca ka nisur edhe në Klinikën Infektive, ndërsa nga dita e enjte vaksinimi pritet të ndodh edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna.

    Më 28 mars kanë arritur 24 mijë dozat e vaksinë AstraZeneca, të cilat i janë dhuruar Kosovës nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim. UNICEF ndihmon në shpërndarjen e vaksinave në këto vende.

    Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi për vaksinim kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!