Këshilli i Sigurimit të OKB-së të premten, më 24 prill do të diskutojë për Kosovën.
Kjo do të bëhet përmes një video-konference, marrë parasysh situatën me koronavirus, shkruan Reporteri.
Lajmi fillimisht u bë i ditur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se kjo datë ishte caktuar qysh më herët.
Ai ka treguar se pjesë e diskutimit do të jenë rreth 18 persona, përfshirë shefin e UNMIK-ut dhe dikë nga Kosova.
“Tani nuk ka seancë por do të jetë një video-konferencë. Mund të jenë 18 persona që do të marrin pjesë në këtë video-konferencë, përfshirë edhe shefin e UNMIK-ut për Kosovën, Zahir Tanin. Po ashtu pjesë e kësaj video-konference do të jem unë dhe dikush nga Kosova”, ka thënë Daçiq në Tv “Happy”.