Pesë persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rast ku pati të shtëna me armë zjarri dje pasdite në Krajnidell të Kamenicës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se janë sekuestruar një pistoletë me gaz, 32 gëzhoja, 55 fishekë si dhe një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Janë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin pistoleta me gaz, 32 gëzhoja, 55 fishekë si dhe sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.