×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 14:17

    Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh afër Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë, shkruan Reporteri.net


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

    Sipas Ahmetit nuk raportohet për persona të lënduar dhe aktualisht rruga në fjalë është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

    ”Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë Prishtinë, 30 prill 2019 – Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht rruga në fjalë është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!