Të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë dhe Gjonaj të Prizrenit.
Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ku bëri të ditur se vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Aliu, tutje njoftoi se nuk ka persona të lënduar.
“Në mes fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Aliu për Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, kurse njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.