Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ndodhur në mbrëmjen e sontme në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Mujë Krasniqi” të kryeqytetit.
Sipas policisë të shtënat kanë ndodhur në një lokal në këtë lagje.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti e cila tha se se nuk raportohet për të lënduar.
Po ashtu, policia ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.
Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.
Zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.