Qytetarët e lagjes Bregu i Diellit sonte janë tronditur nga të shtënat me armë.
Në vendin e ngjarjesështë parë edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndërkohë, Policia në një deklaratë për Reporteri.net ka bërë të ditur se nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhej në përgjigjen e Policisë.
“Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhej në këtë përgjigje.