×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomit të Kosovës i bllokohen paratë

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 14:42

    Telekomit të Kosovës, i janë bllokuar llogaritë bankare. Se pse ka ndodhur ky bllokim ende nuk dihen aryset.


    Gazeta InFokusi e ka kontaktuar Drejtorin e Telekomit, Bedri Istrefi, mirëpo ai nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

    Telekomi i Kosovës është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë për shkak të borxheve të shumëta të akumuluara.

    Borxhi më i madh që ka kjo kompani është mbi 26 milionë euro ndaj kompanisë “Z-mobile”, i cili ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.

    Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumator në nivel vendi.

    Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare llogaritet të jetë mbi 730 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!