Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti janë larguar nga Komisioni Parlamentar për siguri dhe çështje të mbrojtjes.
Ata janë larguar nga ky Komision pasi janë ftuar të raportojnë ndaras dhe jo bashkë, shkruan Reporteri.net.
Por që në fillim, mbledhja është shoqëruar me shumë tensione. Ka qenë deputeti Bekë Berisha, ai i cili ka pasur polemika me ministrin.
“Mos me shit mend ti mu këtu”, iu drejtua Bekë Berisha, ministrit Sveçla.
Mbledhjen e kanë lëshuar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së, që janë anëtarë të këtij Komisioni. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.