Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën si dhe ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”, njofton policia. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.