Një shtetas i huaj është arrestuar dje rreth orës 05:00 në Prishtinë, pasi që i njëjti ka tenatuar të djegë qendrën e azilit në Vranidoll.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte duke qëndruar në kamp u ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomës me ç’rast zjarri ka përfshirë një pjesë të objektit.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante dhe zjarrfikësit dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, pasi që i tërë stafi janë evokuar me kohë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.