×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi ta shesë për pjesë “Golf 6” që e mori me qira, zbulohen mesazhet e zyrtarit të Fushë Kosovës me pronarin e autoservisit

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 11:02

    Një zyrtar i Komunës së Fushë Kosovës është arrestuar nën dyshimin për mashtrim.

    Kjo pasi pronari i një kompanie që ofron shërbimin e veturave me qira në Fushë Kosovë po pretendon se zyrtari i komunës së Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi, e ka marrë me qira një veturë tek ta dhe më pas të njëjtën ka provuar ta shesë për pjesë tek një autoservis.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar mesazhet që zyrtari i Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi kishte bërë me pronarin e një autoservisi duke tentuar t’ia shesë veturën për të cilën e gënjente se është në pronësi të komunës.

    “Mos ki gajle se jam unë ksajde”, thotë ndër të tjera Krasniqi në bisedë me pronarin e autoservisit i cili ka dyshime për veturën e markës “Golf 6”.

     

    Ndryshe, mbrëmë Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me pronarin e kompanisë nga e cila Krasniqi kishte marrë veturën me qira.

    Ai ka thënë se i dyshuari e ka marrë veturën me qira në kompaninë e tyre me datën 15 nëntor.

    Pronari i Rent a Car ‘Galaxy’ Alban Hasani ka thënë se tashmë e kanë marrë veturën por sipas tij ka rezultuar të jetë paksa e dëmtuar. Tha tha se automjeti është gjetur në momentin e fundit, para se të demolohet.

    “Pronari i servisit na ka kontaktuar për veturën, vetura është gjetur. Me këtë rast është marrë policia. Sa kam informacione unë ai është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Hasani për Reporteri.net. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!