×
  • Lajme
  • Lajme

    Teoritë e disa kosovarëve për coronavirusin në faqen e IKSHP-së: “Gënjeshtër”, “Manipulim”, “Grip sezonal”

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 23:37

    Është jo pak e rëndësishme ta kesh në konsideratë mendimin e gati secilit qytetar në kohë pandemie, kur distanca sociale dhe besimi në këshilla për zbatim të tyre janë jetike për sukses në luftimin e virusit. Dhe të dy këto varen se çfarë mendojnë qytetarët në të vërtetë për një sëmundje ngjitëse dhe masat kundër saj. Një prej vendeve ku jepet mendimi i qytetarëve janë edhe komentet nëpër Facebook. Ka pasur prej fillimit edhe në mesin e kosovarëve teori të ndryshme, shpesh edhe konsiprative sa i përket coronavirusit, shkruan Reporteri.


    Faqja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Facebook është nga më të famshmet tash e dy muaj, sidomos në mbrëmje. Në të publikohet një komunikatë për rastet e reja me coronavirus dhe të shëruarit.

    Që prej kohesh çdo postim merr shumë komente, shares dhe reagime të tjera. Një pjesë e komenteve janë të natyrës së thirrjeve për respektim të masave, siç janë, izolim në shtëpi, distancë fizike, pastrim duarve e shumë e shumë të tjera.

    Por, ka të atillë që mendojnë se coronavirusi është: “gënjeshtër”, “manipulim”, “grip sezonal”, “arsye për ta mbylle popullin”, statistika jo të vërteta”, shkruan Reporteri.

    Ne kemi zgjedhur disa prej tyre të dhënë në faqen e IKSHP-së dhe të portaleve në lidhje me lajmet për coronavirusin./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!