Një tërmet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter ka ndodhur para pak minutash në fshatin Uglar të Gjilanit, përcjell Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Meteo Kosova porse është konfirmuar edhe nga agjensia ndërkombëtare e matjes së tërmeteve nëpër botë, Qendra Sizmike Euro-Mesdhetare, EMSC.
“Tërmet në fshatin Uglar, komuna e Gjilanit me magnitudë prej 2.7 shkallë të Rihterit në orën 17:45!”, thuhet në postim.
Tërmeti është dëgjuar edhe në disa vende tjera në rajon, sipas EMSC./Reporteri.net/.