×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmeti i fuqishëm në Izmir, konfirmohet edhe viktima e dytë nga Kosova

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 18:24

    Edhe një person me origjinë nga Kosova ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të ndërtesës si rrjedhojë e tërmetit në Izmir.


    Kjo është konfirmuar nga ambasada e Kosovës në Turqi me anë të një postimi në Twitter.

    “Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në komunikatë.

    Nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë në këtë tragjedi është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!