×
  • Lajme
  • Lajme

    Test-protesta, Sveçla thotë se policia verifikoi që 500 qytetarët në shesh kishin numrin e njëjtë të parafundit

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 22:04

    Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se qytetarët që morën pjesë në atë çfarë u quajt ‘test-protestë’ respektuan të gjitha masat e institucioneve për frenimin e koronavirusit.


    Ai ka thënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka organizuar këtë ‘test-protestë’, por e ka pranuar se në të kanë marrë pjesë aktivistë të kësaj partie.

    “Ishte një provë apo instalacion, na thanë, ku duke respektuar distancën sociale të kërkuar dhe masat e tjera mbrojtëse individët demonstruan. Ishte një përzierje e madhe nga OJQ- të e ndryshme, por pashë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje aty të cilët bënë një provë për protestën potenciale në të ardhmen”.

    Por, a e bëri punën e saj Policia – a i kontrolloi të gjithë 500 qytetarët se a ishin në kohën e lejuar të lëvizjes, sipas numrit të parafundit të numrit personal?

    “Sipas informatave që unë kam, Policia ka bërë verifikimet e nevojshme për çështjen e numrit të parafundit të numrit personal. Unë çfarë mund të them është se ka pasë edhe skena në televizion dhe janë parë policia duke e verifikuar numrin”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!